Hidromorava

Hoxha: Sot politikanët duhet t’i japin fund izolimit të vendit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, beson fuqishëm se akterët politikë në vend do të reflektojnë dhe do ta votojnë ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ajo ka treguar se konsensusi politik për t’i dhënë fund izolimit të Kosovës ekziston.

“Besoj fuqishëm se aktorët politikë në vend do të reflektojnë për mirëqenien e qytetarëve dhe t’u japin fund pritjeve të qytetarëve tanë para ambasadave. Konsensusin për ratifikimin e demarkacionit e shoh si lajm të shumëpritur për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe për miqtë tanë”, ka thënë Hoxha.

FIDANISHTJA

Ministrja Hoxha nuk ka treguar se sa vota janë siguruar për ratifikimin e kësaj marrëveshje, por ka thënë se për këtë çështje tashmë kanë mirëkuptimin e Listës Serbe.

“Pres që edhe Lista Serbe ta përkrahë këtë marrëveshje. Edhe qytetarët serbë janë qytetarë të Republikës së Kosovës dhe as ata nuk e gëzojnë lëvizjen e lirë, të gjithë qytetarët janë të izoluar njëjtë. Sa iu përket përfaqësuesve të Listës Serbe, kemi mirëkuptim që ta përkrahin këtë marrëveshje për interes të qytetarëve që të lëvizin lirë”, ka thënë ajo.

Duke treguar për procedurën që parashihet prej ratifikimit të demarkacionit deri te vendimi i BE-së për liberalizim të vizave, ajo ka thënë se procesi i vendimmarrjes merr kohë prej tre deri në gjashtë muaj.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.