Uji Dea

Hoxha: Sa më shpejt të ratifikohet demarkacioni

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kuvendi i Republikës së Kosovës sa më shpejt duhet ta ratifikojë demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi, në të kundërtën Bashkimi Europian fillon ta humbë interesimin për Kosovën.

Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha, i ka bërë thirrje Kuvendit të Kosovës që sa më shpejt ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi, në të kundërtën qytetarët do të vazhdojnë të mbesin të izoluar.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ajo ka thënë se Kosova nuk mund të humbasë më shumë kohë për çështjen e demarkacionit.

Uji Dea

Ministrja Hoxha ka deklaruar se me ratifikimin e shpejtë të demarkacionit përfundon edhe izolimi i Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ajo ka thënë se tashmë një gjë është e qartë, se liberalizimi i vizave është në duart e politikanëve të Kosovës.

Hoxha ka theksuar se deputetët si të zgjedhur të popullit duhet të marrin vendim për të ardhmen e vendit në mënyrë që ta ratifikojnë demarkacionin me Malin e Zi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.