Mobi Casa

Hoxha: Sa më llugë që bëhet aq më mirë për Kurtin, ai nuk mbijeton në normalitet

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Deputetja e PDK’së, Eliza Hoxha ka drejtuar disa kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ai vazhdon të shkaktojë frikë tek qytetarët.

Hoxha në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se ‘sa më llugë që bëhet, aq më mirë për Kurtin’, pasi sipas saj, Kurti nuk mbijeton në normalitet.


“Për kryeministrin mendoj që sa më llugë bëhet, ai vjen në formën e vet. Ashtu e ka krijuar personalitetin e tij. Që nga koha kur ka dalë nga burgu kështu ka qenë. Në normalitet siç duket humbet, nuk është personazh. Sa më llugë bëhet, ai vjen dhe na mban neve ligjërata në Kuvend. Nonstop mbjell frikë, nonstop përdor fjalor përcarës, në cfarëdo konteksti”, tha ajo.

ARKATANA

Tutje, Hoxha tha se Kurti është duke e zhbërë shtetin e Kosovës, në të gjitha instancat e mundshme.

“Kur ka qenë opozitë e ka kontaminuar shumë diskursin në sferën publike dhe mediatike. Ai e përdor sot pozicionin e tij në qeveri për të atakuar dhe diferencuar njerëz, por në të njëjtën kohë instrumentalizon akterë përkrahës të tij nga shoqëria civile të cilët protestojnë dhe bëjnë agjenda paraleje, ashtu sic i konvenon z. Kurti. Ai është duke e zhbërë shtetin e Kosovës, në të gjitha instancat e mundshme”, tha ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.