Eko Higjiena

Hoxha: Rruga e Kosovës është e qartë, anëtarësimi në BE

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në seminarin me temë “Rëndësia e politikës së jashtme dhe të sigurisë – Drejtimi i vendeve aspiruese me CFSP të BE-së: Sfidat dhe mundësitë”, ka thënë se për Kosovën rruga është e qartë: anëtarësimi në BE.

“Ne jemi të vetëdijshëm se procesi është sfidues dhe kërkon shumë punë dhe reforma për t’u ndërmarrë dhe Qeveria e Kosovës ka shprehur angazhimin e saj për këtë rrugë përpara”, thuhet në njoftimin për media.

“Përfshirja e më shumë vendeve në familjen evropiane do t’u mundësojë vendeve të tilla që të arrijnë jo vetëm reformat në ekonomi por edhe forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit. Politika e zgjerimit të BE-së duhet të shihet si një mekanizëm për ta bërë familjen e BE-së më të plotë dhe më të qëndrueshme”.

“Në këtë drejtim, ne presim që institucionet e BE-së do të sigurojnë një rrugë të qartë të Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në perspektivën e BE-së. BE-ja duhet ta konsiderojë zgjerimin si një mundësi për të bashkuar të gjitha vendet e Evropës, pasi që në këtë fazë uniteti duket më i rëndësishëm se kurrë”.

Ministrja Hoxha ka theksuar se janë të vetëdijshëm për shumë sfida me të cilat ballafaqohet BE-ja, duke treguar se puna e institucioneve të BE-së është shumëdimensionale.

UBT

“Është e qartë se BE-ja duhet të përqendrohet më shumë në forcimin e politikës së saj të përbashkët të jashtme dhe sigurisë”.

“Ndërsa duke folur për forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, Ministrja ka vënë në pah se forcimi i sundimit të ligjit dhe sigurisë së brendshme është detyra kryesore e Kosovës në veçanti dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi”.

“Vetëm duke forcuar sigurinë e brendshme mund të shpresojmë për një bashkëpunim më efektiv midis vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar”.

“Në këtë proces ka shumë sfida dhe mundësi, institucionet e Kosovës dhe të BE-së duhet të punojnë së bashku për të kapërcyer sfidat dhe për të përdorur mundësitë duke filluar me BE-në duke ri-theksuar perspektivën e Kosovës në BE, si e vetmja rrugë përpara”, deklaroi në fund ministrja Hoxha./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.