ARKATANA

Hoxha: Rruga drejt liberalizimit është vështirësuar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka konfirmuar për “Zërin” se rruga drejt liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian është vështirësuar shkaku i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, që do të mbahen në maj të këtij viti. Ndërsa deputetët e opozitës thonë se heqja e vizave s’do të ndodhë as këtë vit, shkruan gazeta “Zëri”.

Bashkimi Evropian po ua shuan shpresat kosovarëve për heqje sa më të shpejtë të vizave, pasi nga shtatori i vitit të kaluar nuk ka kurrfarë lëvizje pozitive drejt liberalizimit. Madje rruga drejt liberalizimit vetëm sa u vështirësuar në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, të cilat do të mbahen në maj të këtij viti.

United Hospital

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pranuar për gazetën “Zëri” se rruga e Kosovës drejt liberalizimit është vështirësuar. Sipas saj, heqja e vizave nuk varet nga institucionet e Kosovës, por nga shtetet anëtare të BE-së. “Rruga drejt liberalizimit është vështirësuar, por ne nuk do të ndalemi së lotuari, pavarësisht se në maj do të mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian. Tashmë në këta dy-tre muajt është vështirë të jemi prioritet i deputetëve të Parlamentit Evropian, derisa ka filluar angazhimi në tërë BE-në për zgjedhjet në Parlamentin Evropian, por puna jonë nuk do të ndalet”, ka thënë për “Zërin” ministrja Hoxha, duke shtuar se heqja e vizave nuk do të mundë të futet në rend dite pa u siguruar pëlqimi i shteteve anëtare të BE-së.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.