ARKATANA

Hoxha: PDK po i ndez motorët, do jemi fitues

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Sami Hoxha koordinator i degës së PDK-së në Gjilan tha për rajonipress se ky subjekt politik tashmë i ka ndezur të gjithë motorët në Gjilan. Për çdo ditë po kemi aderime të reja nga të gjitha subjektet politike e në veçanti nga Lëvizja Vetëvendosje nga e cila kemi marrë disa kuadro. Hoxha është i bindur se nga Gjilani do të shkojnë pesë deputet.

Sami Hoxha nga tubimi i së dielës kur ishte Hashim Thaçi në Gjilan e ka ngjallur optimizmin se dega e PDK-së në Gjilan po i kthehet primatit të saj që e ka pasur me vite në Gjilan.”Vërtet e diela e dëshmoj se PDK në Gjilan është parti e organizuar, e strukturuar dhe e mobilizuar për të sjellur sërish fitore në nivel vendi”, raporton rajonipress.

Hoxha thotë se rreth 200 aderime të reja që ndodhën brenda javës janë një sinjal i mirë se PDK më në fund i ka ndezur motorët e saj organizativ.”Po zgjohemi dhe po kthehet PDK e dikurshme. Kemi marrë anëtar nga të gjitha partitë politike, në veçanti nga Lëvizja VV së cilës i kemi marrë studentë, të burgosur dhe me një fjalë ia kemi kthyer borxhin” tha Hoxha.

Eco Higjiena

Hoxha mendon se PDK-ja në Gjilan do të jetë fitues edhe në këto zgjedhje pasiqë puna e mirë që qeverisjes komunale në krye me Qemajl Mustafën ka ndikuar që tek qytetarët të ngulitet rezultati dhe suksesi që do ta kishin për lakmi çdo qeverisje lokale.

Sipas Hoxhës dega e PDK-së në Gjilan synon t`i fitojë pesë ulëse dhe t`i ketë pesë deputet të zgjedhur dhe të aftë për ta përfaqësuar denjësisht regjionin e Gjilanit. “Jo vetëm shpresat që janë ngjallur, por tashmë jemi të bindur dhe real se kjo fitore e PDK-së do të jetë prezentë” shton Hoxha./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.