Uji Dea

Hoxha: Pas zgjedhjeve në BE asgjë s’e pengon më liberalizimin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Dhurata Hoxha, ministre e Integrimeve Evropiane, në një intervistë për “Zërin” ka deklaruar se pas përfundimit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian asgjë më nuk e pengon liberalizimin e vizave me Kosovën, shkruan gazeta “Zëri”.

Pas përfundimit të zgjedhjeve për Parlamentit Evropian (PE) nuk do të ketë arsye të pengohet liberalizimi i vizave për Kosovën. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për “Zërin” ministrja e Integrimit Evropian në Qeverinë e Kosovës, Dhurata Hoxha, duke shtuar se Kosova ishte viktimë e klimës së brendshme të partive të ekstremit të djathtë në shtetet e BE-së.

HW

LEXO EDHE: Të arrestuarit në veri dyshohen për kontrabandë me ushqime, me pije dhe me kafshë

Sipas ministres Hoxha, edhe pse euroskeptikët janë rritur në përbërjen e re të Parlamentit Evropian, ajo nuk pret që politikat e BE-së pro zgjerimit të ndryshojnë, pasi partitë pro zgjerimit përsëri e përbëjnë shumicën në PE. “Perspektiva jonë evropiane nuk do të rrezikohet për shkak se grupet e mëdha popullore, liberale, demokrate dhe miqtë tjerë janë shumicë. Euroskeptikët nuk janë shumicë, nuk e kalojnë 30% e përbërjes së re të Parlamentit Evropian. Shpresojmë për vijueshmëri të procesit për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor, pa dyshim”, ka potencuar ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.