GRANDEMALL

Hoxha: Opozita s’mund ta ndalë liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka reaguar ndaj përfaqësuesve të disa partive opozitare të cilat në takim me Grupin e Punës për Rajonin e Ballkanit Perëndimor (COWEB) “kanë qenë destruktive gjatë diskutimeve”.
“Me keqardhje, më duhet të them se përfaqësuesit e disa partive opozitare, në vend se t’i gëzohen kësaj vizite dhe të kontribuojnë pozitivisht, me sjelljen e tyre kanë dezinformuar anëtarët e COWEB dhe kanë qenë destruktiv gjatë diskutimeve”, ka shkruar Ministrja Hoxha.

Postimi i plotë i Ministres Hoxha në Facebook:

“Sot kemi pasur takime dhe diskutime konstruktive me anëtarët e COWEB për hapat e mëtejmë për procesin e liberalizimit të vizave.

Gjate ditës së sotme, përfaqësuesit e COWEB kanë pasur takime edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës me partitë politike parlamentare.

FITORJA

Me keqardhje, më duhet të them se përfaqësuesit e disa partive opozitare, në vend se t’i gëzohen kësaj vizite dhe të kontribuojnë pozitivisht, me sjelljen e tyre kanë dezinformuar anëtarët e COWEB dhe kanë qenë destruktiv gjatë diskutimeve.

Është e turpshme që disa përfaqësues të partive opozitare i kontribuojnë krijimit të imazhit negativ për vendin dhe po dëmtojnë procesin e liberalizimit të vizave në këtë fazë finale.

Nuk ka asgjë më të turpshme se kur të zgjedhurit e popullit nuk janë në shërbim të këtij të fundit por të agjendave personale.

Janë të njëjtit ata që thoshin se Kosova nuk i ka përmbushur kriteret për liberalizimin e vizave dhe përgjigjen më të mirë e morën kur Komisioni Evropian e konfirmoi përmbushjen e kritereve dhe njohu progresin dhe punën e institucioneve tona. Të njëjtën përgjigje do ta marrin sërish, liberalizimi i vizave do të ndodh dhe askush nuk do ta ndaloj lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.