Fundamenti

Hoxha: Nuk mund të ketë dy lloje votimesh në një proces

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Eliza Hoxha, deputete nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës, ka folur për takimin e presidentes Osmani me liderët e partive politike pjesëmarrëse në Kuvendin e Kosovës, duke vlerësuar si një takim të radhës, ku presidentja ka ushtruar rolin e saj për të shtjelluar këtë proces që, sipas saj, nuk po i shihet fundi.

Hoxha tha se është e çuditshme që edhe pas aktgjykimit të Kushtetueses, kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ka ndryshuar qasje, as në kthimin në pikën fillestare, në rendin e ditës, si dhe nuk ka asnjë lëvizje drejt krijimit të kompromisit ndërmjet partive politike.

“Nuk mund të quash kompromis për procese e akte që janë kundërkushtetuese. Votimi i fshehtë dhe procesi i votimit të Komisionin për votim të fshehtë është kundërkushtetues e ka thënë edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese” tha Hoxha.

FITORJA

Ajo shtoi se aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese do të duhej të miratohej si i tillë e të mos diskutohej. “Në aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet qartë që votimi i kryetarit apo kryetares së Kuvendit duhet bazuar në praktikat e kaluara”, sqaroi Hoxha, derisa shtoi se nuk mund të ketë dy lloj votimesh në një proces.

Tutje Hoxha qartësoi aktvendimin e Kushtetueses, duke thënë se seanca nuk është zhvilluar bazuar në norma kushtetuese që, sipas saj, kjo nënkupton devijimin e rendit të ditës./rtk

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.