ARKATANA

Hoxha: Nëse Demarkacioni ratifikohet këtë javë, liberalizimin e vizave e sigurojmë sivjet

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kuvendi i Kosovës ende nuk ka caktuar ndonjë datë për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Një seancë e tillë ishte paralajmëruar për ditën e diel, por ajo është shtyrë për një ditë tjetër.

Por, edhe në rast se gjatë kësaj jave Kuvendi eventualisht e arrin ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi, cilat janë mundësitë e arritjes së afateve kohore për të hyrë në agjendën e institucioneve të Bashkimit Evropian, në mënyrë që gjatë këtij viti të arrihet një rezultat konkret lidhur me liberalizimin e vizave për Kosovën?

Ministrja e Integrimeve Evropiane e Qeverisë së Kosovës, Dhurata Hoxha, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se këto gjasa janë mjaft reale, në rast se Kuvendi gjatë kësaj jave e ratifikon Marrëveshjen për demarkacionin.

“Po themi kushtimisht këtë javë ratifikohet Demarkacioni, ne me këtë e dorëzojmë raportin edhe me çështjen e ratifikimit, pra, por edhe për kushtin e dytë se ku jemi, pasi është një kusht që në vazhdimësi duhet plotësuar. E dorëzojmë raportin, pastaj që të mund të arrijmë afatin për futje në agjendë, për mbledhjen e parë që mbahet në javën e parë të marsit, po mendoj për mbledhjen e Këshillit (të Evropës), e pastaj në Komisionin e jashtëm i Parlamentit të Evropës. Të gjitha këto janë një sërë mekanizmash, të cilat pastaj duhet të japin vendimin e vetë dhe opinionin e tyre”, tha ministrja Hoxha.

Uji Dea

Kushti i cili në vazhdimësi duhet plotësuar, për të cilin flet ministrja Hoxha, është sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ministrja Hoxha thekson se në vitin 2015, lidhur me këtë kusht, Kosova ka qenë pozitivisht e vlerësuar dhe trendi i njëjtë i përparimit në këtë fushë, sipas saj ka vazhduar.

Ajo shfaq besimin se Këshilli i Evropës, e më pas edhe Komisioni Evropian do ta gjykojë drejt plotësimin e kushteve nga Kosova për marrjen e liberalizimit të vizave.

Në rast se plotësimi i kushteve nga Kosova vlerësohet pozitivisht, atëherë qytetarët e Kosovës, pritet që në qershor ose në shtator të këtij viti, ta marrin dritën e gjelbër për liberalizim vizash.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.