FITORJA

Hoxha në Estoni kërkon mbështetje për liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, po qëndron për vizitë zyrtare në Estoni në vazhdën e lobimit për liberalizimin e vizave, ndërsa u prit nga Raivo Küüt, zëvendësministër për Sigurinë e brendshme, Rendin publik dhe Politikën e Migracionit.

Ministrja Hoxha vlerësoi lart përkrahjen nga shtetet e Baltikut, në veçanti Estonisë, e cila, siç theksoi ajo, ka përkrah vazhdimisht Kosovën në çështjet kyçe me interes për vendin.

Ministrja Hoxha veçanërisht kërkoi votën dhe mbështetjen e Estonisë për liberalizimin e vizave duke theksuar rëndësinë që ka lëvizja e lirë për qytetarët tanë.

Mobi Casa

“Pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian, dhe pas votimit në Parlamentin Evropian ku u konfirmua se Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave, kërkova nga vendi mik Estonia përkrahje të plotë në votimin e Këshillit të Ministrave ku do të vendoset për lëvizjen e lirë”, theksoi ministrja Hoxha, duke cekur faktet e përmbushjes së kritereve për liberalizim dhe pritjet e qytetarëve të Kosovës nga vendet mike por edhe pas rikonfirmimit nga Parlamenti Evropian dhe Komisioni LIBE.

Raivo Küüt, zëvendësministër për Sigurinë e brendshme, Rendin publik dhe Politikën e Migracionit vuri në dukje se vendi i tij mirëpret përmbushjen e kritereve për liberalizim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.