ARKATANA

Hoxha: Na duhet përkrahja e BE-së për liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, u prit nga Komisionari Dimitris Avramopoulos, përgjegjës për Migrim, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, dhe me këtë rast, theksoi rëndësinë e lëvizjes së lirë për shtetasit e Kosovës.

“Ne, nga dita e marrjes së udhërrëfyesit për liberalizmin e vizave, më 2012, nga niveli qendror dhe lokal, kemi qenë të përkushtuar për zbatimin sa më të shpejt të kritereve për liberalizim, theksoi Ministrja Hoxha.

Ne së bashku, kemi arritur deri këtu, tash, theksoi Ministrja Hoxha, presim nga Ju dhe instancat vendimmarrëse, të ndikojnë dhe ofrojnë përkrahjen që edhe Këshilli i Ministrave të heq kufizimin e lëvizjes së lirë, të heq pabarazinë ndaj shtetasve të Kosovës dhe ta gëzojmë edhe ne lëvizjen e lirë, bashkë me qytetarët tjerë të Ballkanit dhe Evropës.

Eco Higjiena

Komisionari për Punë të Brendshme i BE-së, Dimitris Avramopoulos, ka vlerësuar dhe mirëpritur angazhimin e Kosovës dhe bartësve të përgjegjësive institucionale për lobim dhe marrjen e përkrahjes nga vendet e veçanta për votimin pro në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Ai ka theksuar se përmbushja e kritereve për liberalizim është konfirmuar nga Komisioni, si dhe me vendimin e Komitetit të Parlamentit Evropian për Liri Civile (LIBE), dhe votimin në Parlamentin Evropian.

Ai e rikonfirmoi përkrahjen e tij të plotë për liberalizimin e vizave pranë organeve vendimmarrëse në Bruksel për votim pro në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në fillim të dhjetorit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.