UBT

Hoxha: Mund të ketë pengesa në Këshillin e Ministrave për vizat

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, ka thënë sot se pas rekomandimit pozitiv të vizave për Kosovën, tani në procedurat në vazhdim Kosova mund të ketë sfida në Këshillin e Ministrave, kjo për shkak të debatit të fundit në BE për emigracionin.

“Është një lajm i mirë që në pranuam lajmin e mirë që Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim të vizave. Ka qenë një lajm i qartë pa dykuptimësi, por kjo është vetëm hapi i parë. Hapi tjetër është në Komisionin për Politikat e qytetarëve, takim ky që do mbahet më 29 gusht. Pastaj aty jepet mandati negociues dhe fillon dialogu mes shteteve”, tha Hoxha.

ARKATANA

Duke shpjeguar hapat në vazhdim për liberalizimin e vizave të Kosovës, Hoxha tha se mund të ketë pengesa në Këshillin e Ministrave të BE-së.

“I gjithë ky proces duhet të përmbyllet në mes traktatit të BE-së dhe Kosovës. E pranoj qe mund të kemi sfida në Këshillin e ministrave pasi që disa ministra janë më konzervativ, mirëpo ne jemi duke hartuar një plan veprimi së bashku me Qeverinë, pastaj me Kuvendin dhe me Komisionin, ku do të lobohet tek shtetet për të paraqitur të arriturat e Kosovës”, tha ajo në mbledhjen e sotme të Komisionin për Integrime, raporton “Zeri.info”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.