Eko Higjiena

Hoxha: Liberalizimi, gjashtë muaj pas ratifikimit të Demarkacionit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në një intervistë për gazetën “Zëri” ka thënë se pret që liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës të bëhet gjashtë muaj pas ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Hoxha shpreson që partitë politike e kanë kuptuar seriozitetin e përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare dhe se do ta votojnë Marrëveshjen e Vjenës në mënyrë që Kosova ta fitojë liberalizimin e vizave.

Gjatë kësaj interviste për “Zërin” ajo po ashtu ka thënë se Kosova ka bërë hapa pozitivë në kriterin tjetër për liberalizimi e vizave e që është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Hidromorava

Madje, sipas ministres Hoxha, Kosova ka lëvizur për 10 vende në të mirë në luftimin e krimit dhe se në Ballkan jemi të dytët në renditje nga shtetet aspiruese për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkran tutje “Zëri”.

“Ne nuk mund të japim afat konkret se kur do të mund të udhëtojnë qytetarët lirshëm në Zonën e Shengenit, pasi që e gjithë procedura legjislative varet nga mekanizmat e brendshëm të institucioneve të BE-së. Sidoqoftë, çfarë mund themi është që pritjet e Ministrisë së Integrimit Evropian janë që e gjithë kjo procedurë të mos zgjasë më shumë se 6 muaj nga data e ratifikimit të Marrëveshjes së Demarkacionit. Një afat i tillë kohor është realist, pasi që është aplikuar në rastin konkret të liberalizimit të vizave në të kaluarën me vende të treta”, ka thënë ministrja Hoxha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.