Hoxha: Jemi lider, mos u provokoni nga dezinformatat e fundit

Gjilan – Lusim elektoratin e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan që të mos bien pre e provokimeve dhe dezinformatave nga ngjarjet e fundit.Ju rekomandojmë që të ruani qetësinë sepse PDK është mandatari dhe ligjet e Kosovës do të respektohen me përpikëri thuhet në deklaratën e Sami Hoxhës koordinator i PDK-së në Gjilan.
Ne jemi Lider dhe këtë e ka thënë Kosova më 8 qershor. Të gjithë kanë nevojë me u gëzua nga pak. Ne si PDK e kaluam testin e demokracisë në vend, dhe tani e gjitha ajo që dëmton demokracinë bie mbi kryetarët e partive tjera, thotë Sami Hoxha, koordinatorë i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Gjilan./rajonipress/