FITORJA

Hovenier zbulon se Kurti u telefonua për çështjen e dinarit edhe nga Ndihmës Sekretari O’Brien

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kërkuar që vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon dinarin në Kosovë të shtyhet dhe të krijohet hapësirë kohore për gjetjen e një zgjidhjeje, shkruan Express.

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, në një intervistë për “Radio KiM”, ka thënë se qëndrimet lidhur me këtë rregullore për paratë e gatshme janë folur publikisht dhe se kërkesa e SHBA-së është që Kosova ta shtyjë zbatimin e Rregullores, derisa të vendosen procedura të kënaqshme dhe në përputhje me standardet evropiane.

Në këtë intervistë Hovenier ka thënë se gjatë javës së kaluar kanë pasur biseda të shumta me Qeverinë e Kosovës në të gjitha nivelet. Ai ka zbuluar se Kurti për çështjen e dinarit është telefonuar edhe nga Ndihmës Sekretari për Evropës dhe Euroazi, gjë për të cilën s’ka pasur ndonjë njoftim nga Kryeministria e as nga vetë kryeministri Albin Kurti. Njoftim lidhur me këtë s’ka bërë as vetë O’Brien.

Mobi Casa

“Javën e kaluar, unë kam folur publikisht shumë herë në lidhje me Rregulloren e ndryshuar të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për operacionet me para të gatshme. Kemi pasur edhe biseda të shumta me Qeverinë e Kosovës në të gjitha nivelet – duke përfshirë telefonatat mes Ndihmës Sekretarit për Evropë dhe Euroazi, Jim O’Brien dhe kryeministrit Kurti.Kërkesa jonë mbetet që Kosova të shtyjë zbatimin e Rregulloreve të BQK-së derisa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe derisa të ketë një mënyrë të qartë që njerëzit të marrin beneficionet dhe pagesat e tyre, dhe derisa popullata të jetë e informuar mjaftueshëm për mënyrën e shpërndarjes. përfitimet e tyre do të vazhdojnë”, ka thënë Hovenier për Radio “KiM”, raporton Gazeta Express.

Diplomati amerikan ka thënë se SHBA e respekton të drejtën e BQK-së për rregullimin e sektorit financiar, megjithatë shton se çështja në fjalë është tepër e ndjeshme dhe me ndikim të drejtpërdrejtë se si qytetarët e Kosovës masrrin përkrahje financiare nga Serbia.

“Prandaj, ne duam të shohim Qeverinë dhe Bankën Qendrore të ushtrojnë ndjeshmëri dhe kujdes të madh në mënyrën se si e bëjnë këtë, duke marrë parasysh ndikimin që ky ndryshim do të ketë tek disa nga qytetarët më të cenueshëm të Kosovës”, ka thënë Hovenier./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.