RCCOLA

Hovenier thotë se SHBA-ja s’i dha mbështetje procesit zgjedhor në Veri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se SHBA-të asnjëherë nuk kanë thënë se i mbështesin zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore të Kosovës – Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut.

Kështu deklaroi diplomati amerikan, teksa iu përgjigj pyetjes së gazetarit se pse SHBA-të e kanë mbështetur një proces zgjedhur, në të cilën pak a shumë është pritur se do të ketë dalje të vogël të qytetarëve serbë pas bojkotit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës.

Fundamenti

“Do të kontestoj qëndrimin tuaj se kemi dhënë mbështetje këtij procesi. Vendimi është marrë nga Qeveria e Kosovës. Nuk pajtohem. Nuk pajtohem fuqishëm. Atë që thamë është se nuk e kundërshtojmë Qeverinë e Kosovës për të përmbushur përgjegjësinë ligjore”, tha Hovenier në një intervistë për RTV 21.

“Mendoj se asnjë nga kryetarët nuk duhet të besojë – meqë një numër i ivogël i votuesve me të drejtë vote ka votuar – se ata kanë mandate të bëjnë ndryshime të mëdha, se kanë mandate të ndërmarrin një numër nismash, në vecanti nisma që do të ishin shetësusese për një pjesë të një komuniteti”, shtoi ai.