Fundamenti

Hovenier thotë se ka pasur mosdakordim me Kurtin në disa çështje specifike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në një takim me gazetarët të mërkurën në Prishtinë, ndër të tjera ka folur edhe për raportet me kryeministrin Albin Kurti.

Hovenier e pranoi që ka pasur ndasi në disa çështje të caktuara.

“Nuk mendoj që dikush befasohet kur them se kemi pasur ndasi me Qeverinë Kurti në disa çështje specifike”, tha Hovenier.

Ai përmendi kritikat e SHBA-së ndaj vendimit të Qeverisë për të përdorur policinë për përcjelljen e kryetarëve të rinj në ndërtesat komunale në veri.

“Kështu që do të thosha së është një situatë e përzier…Në disa çështje gëzojmë bashkëpunim shumë të ngushtë me Qeverinë Kurti, dhe po bëjmë gjëra së bashku që shkojnë shumë mirë”, tha Hovenier.

Uji Dea

Në disa pika tjera, tha ai, ka pasur dallime të mëdha.

“Unë e respektoj të drejtën e kryeministrit [të Kosovës, Albin Kurti] për t’i marrë vendimet e tij dhe të përcaktojë çfarë ai beson se është më e mira për shtetin e tij. Ai është kryeministri i zgjedhur në mënyrë demokratike, i një shteti demokratik”.

Por, sipas tij, SHBA-ja jep këshilla dhe sugjerime që të shmangen tensionet dhe problemet që pengojnë punën që “duam ta shohim së bashku për qëllimin strategjik, që është implementimi i plotë nga të dyja palët i Marrëveshjes së Ohrit”.

“Ndonjëherë ka pasoja për të [Kurtin], kur nuk është niveli i koordinimit apo bashkëpunimit, apo kur këshilla jonë nga perspektiva jonë nuk merret parasysh apo nuk veprohet mbi të”, tha ambasadori./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.