Fundamenti

Hovenier: ShBA konsideron lirinë e fjalës dhe të shprehjes si të drejta themelore për të çuar përpara demokracinë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, në konferencën ndërkombëtare për siguri kibernetike “Cyber ZERO”, ka thënë se janë të përkushtuar që t’i mbështesin mediat e pavarura dhe shoqërinë civile.

Ai gjithashtu ka theksuar se janë të përkushtuar që ta mbështesin Kosovën në shfrytëzimin e burimit të saj më të rëndësishëm – rininë e saj.

Mobi Casa

“SHBA-të ndihmuan në sponsorizimin e kësaj konference sepse jemi të përkushtuar të mbështesim mediat e pavarura si dhe shoqërinë civile, dhe sepse ne e konsiderojmë lirinë e fjalës dhe lirinë e shprehjes si të drejta themelore, të nevojshme për të çuar përpara demokracinë, sundimin e ligjit dhe prosperitetin ekonomik”, ka thënë Hovenier në fjalimin e tij, që u shpërnda nga faqja e Ambasadës amerikane në Facebook.

“Duke punuar për të kërkuar dobësi midis institucioneve të medias, ju po ndihmoni në identifikimin e shkeljeve të mundshme të sigurisë dhe po ndihmoni këto organizata të forcojnë mbrojtjen e tyre në mënyrë që ky fluks informacioni të mbetet i sigurt”, është shprehur tutje ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.