RCCOLA

Hovenier për sulmin e 24 shtatorit: FSK demonstroi pjekuri, shmangu provokimet

/ 2 minuta lexim

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka folur sërish për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ai ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Ministria e Mbrojtjes kanë demonstruar pjekuri profesionale atë ditë, duke ngritur reputacionin e tyre si partner i besueshëm i sigurisë dhe duke shmangur provokimet që kanë mundur të rezultojnë me përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

Këto deklarata Hovenier i ka bërë të enjten në konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”, organizuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja.

UBT

“Dua ta përmend se gjatë sulmit të 24 shtatorit në sovranitetin e Kosovës nga një grup i armatosur paramilitar, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrja e Mbrojtjes kanë demonstruar pjekurinë profesionale dhe durimin e tyre duke ngritur reputacionin e tyre si partner të besueshëm dhe duke shmangur provokimet që kanë mundur të rezultojnë në përshkallëzim të mëtejmë”, ka thënë ambasadori amerikan.

Ai ka deklaruar se janë të gatshëm të mbështesin një forcë shumë etnike ushtarake për Kosovën, ndërsa ka thënë ShBA-ja ka dhënë ndihmë mbi 23 milionë për FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes. /Telegrafi/