FIDANISHTJA

Hovenier për Asociacionin e Ohrin: Ekziston një urgjencë, ka kërkesë që gjërat të lëvizin shpejt

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka theksuar sërish se ka një urgjencë të madhe në Bashkimin Evropian që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në një intervistë për Atlantic Council, Hovenier theksoi se draft-statuti i BE-së përmbush pritjet e ShBA-së, se nuk është krahinë autonome brenda Kosovës dhe se është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Duhet të jetë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Kjo nuk është krahinë autonome brenda Kosovës. Ekziston një urgjencë, ka kërkesë që gjërat të lëvizin shpejt. Nuk ka të bëjë vetëm me Asociacionin, ka të bëjë me zbatimin e plotë të të gjitha obligimeve që i kanë Kosova dhe Serbia në Marrëveshjen Bazë dhe aneksin e Ohrit. Jemi duke punuar me qeverinë e Kosovës që gjërat të ecin para”, ka thënë Hovenier.

Uji Dea

Ndryshe, dje Hovenier në një deklaratë para mediave ka thënë se draft-statuti që i është propozuar Kosovës për formim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, përmbush të gjitha kriteret që i parashohin Shtetet e Bashkuara për të.

Hovenier ka thënë para mediave se, megjithatë, fjalën e fundit për këtë draft duhet ta japë Gjykata Kushtetuese e Kosovës dhe një prej dispozitave të draftit është se ai do të analizohet nga kjo gjykatë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.