GRANDEMALL

Hovenier pas takimit me zyrtarët e LDK-së: Opozita e përgjegjshme luan rol kritik në demokraci

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, dhe zyrtarë të tjerë të kësaj partie.

Përmes një cicërime në Twitter, Hovenier ka thënë se me këta të fundit ka pasur shkëmbim të mirë për një sërë prioritetesh të përbashkëta.

“Me ftesë të lidershipit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, pata një shkëmbim të mirë me zyrtarët e LDK-së për një sërë prioritetesh të përbashkëta”, ka shkruar ai.

Tutje, ambasadori amerikan ka theksuar se opozita e përgjegjshme politike luan rol kritik në shoqëritë demokratike.

ARKATANA

Lidhur me takim ka shkruar në Twitter edhe Abdixhiku, i cili është shprehur i kënaqur që ka pritur ambasadorin Hovenier në sesionin e pyetjeve dhe përgjigjeve me zyrtarë të LDK-së, të përfshirë në tema të politikës së jashtme, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit.

“Kënaqësi e madhe të pres sot ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier në sesionin e pyetjeve dhe përgjigjeve me zyrtarë të partisë sonë të përfshirë në tema të politikës së jashtme, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit”.

LDK-ja sipas Abdixhikut mbetet plotësisht e përkushtuar në ndjekjen e prioriteteve dhe vlerave të përbashkëta me SHBA-në./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.