GRANDEMALL

Hovenier: Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë partneritet të fortë me Republikën e Kosovës.

Këtë e tha përmes një postimi në rrjete sociale pasi një përmbledhjeje që i bëri vizitës së Këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

“Kënaqësi të mirëprisja dje në Kosovë Këshilltarin Chollet. Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë. Ndërsa ishte këtu, Këshilltari Chollet u takua me liderë të ndryshëm, përfaqësues qeveritarë e shoqërisë civile dhe gazetarë”, shkroi Hovenier.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, në përfundim të vizitës së tij në Prishtinë tha se “Kosova duhet të përmbushë të gjitha zotimet në kuadër të dialogut, përfshirë edhe formimin e Asociacionin e komunave me shumicë serbe” dhe se presin nga “Qeveria e Kosovës të vendosë disa propozime në tryezë”.“Ne besojmë se Asociacioni është një çështje urgjente, është një çështje urgjente në agjendën e dialogut, ka marrë një rëndësi edhe më të madhe pas ngjarjeve të fundit në veri”, tha Chollet gjatë një bisede me gazetarë.

Fundamenti

Ai shtoi se SHBA-ja nuk mbështet diçka që i ngjan Republika Srpskës.

Ndryshe, në takimin që pati me Chollet, presidentja Vjosa Osmani falënderoi zyrtarin e lartë amerikan për angazhimin proaktiv të Shteteve të Bashkuara në procesin e dialogut, duke theksuar se angazhimi i shtuar amerikan në këtë drejtim është vendimtar për të siguruar rezultat të suksesshëm në dobi të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ndërsa edhe në takimin mes Chollet dhe kryeministrit Kurti u tha se është diskutuar edhe për procesin e dialogut, planin Evropian dhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “U theksua nevoja për angazhim aktiv dhe konstruktiv në dialog dhe për intensifikim të përpjekjeve drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”, thuhej në komunikatë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.