Mobi Casa

Hovenier: Në veri pati sulm të rëndë kriminal, pas grupit “fshihet” dikush

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se ka ende gjëra që nuk dihen për sulmin e së dielës në veri, raporton Ekonomia Online.

Ai pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, shtoi se ky ishte një sulm i rëndë kriminal dhe se grupi që bëri sulmin ndaj Policisë së Kosovës në veri, ka qenë një grup i trajnuar e i organizuar në mënyrë profesionale, e pas tyre fshihet dikush.

ARKATANA

“Serbia nuk ka reaguar fare pas kësaj që ka ndodhur. Nuk mund të flas për pasojat ende, kanë kaluar 48 orë që nga sulmi. I dimë disa gjëra, por disa të tjera nuk i dimë. Ka qenë një sulm dhe incident shumë i madh. ShBA po punon ngushtë me Kosovën. E dimë që ka qenë sulm nga një grup i trajnuar mirë me pajisje ushtarake. E dimë se janë vrarë disa nga sulmuesit e se disa kanë ikur”.“Por, autoritetet serbe thanë se ata e kanë humbur forcën e se do ta përdorin këtë për sulme të tjera. Duhet t’i ruajmë energjitë, pajisjet që janë sekuestruar dhe strategjitë që po punojmë. Ky është një grup i trajnuar dhe i organizuar dhe është dikush pas tyre që i ka pajisur me armatim të rëndë. Ka pasur një koordinim të fortë mes Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it. Ky ishte një sulm i madh ndaj Kosovës me pasoja tragjike. Ne jemi me popullin e Kosovës dhe po punojmë që ata të dalin para drejtësisë”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.