RCCOLA

Hovenier me rezerva për rregulloren e re të BQK-së që ndalon dinarin: Mund të nxiten tensione të reja në veri

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier në një konferencë për media ka thënë se ka ndarë shqetësimet me kryeministrin Kurti në lidhje me vendimin e BQK-së për dinarin e Serbisë.

Ai tha se SHBA-ja është e shqetësuar se rregullorja, e cila i jep fund përdorimit të dinarit serb në vend, mund të nxisë tensione etnike në vend.

Azemi: Shumë shkolla në Prishtinë nga e hëna do të mbesin pa shërbime nga punëtorët tek…Komuna e Shtimes subvencionon nënat lehona për fëmijët e lindur në këtë vit“Askush nuk ankohet, vetëm ata vazhdojnë të ankohen”, Matthaus kritikon Bayernin dhe Tu…Burri i dehur dhe agresiv “neutralizohet” nga pasagjerët, që po udhëtonin nga Britania …LDM: Me ndryshimet në Kodin Penal cenohet rregulli ligjor në vend

Hovenier ka thënë se duhet të merren veprime të duhura për të siguruar që serbët do të ndihen të sigurt.

“Serbët do të ndjehen të shkëputur nga benefitet që i përfitojnë. Askush nuk e dëshiron këtë”, tha Hovenier pas takimit me kryeministrin Kurti, teksa nuk dha detaje rreth diskutimeve me të parin e ekzekutivit.

Që nga paslufta më 1999, Serbia ka përdorur dinarin për t’i paguar pensionet, ndihmat sociale dhe pagat për institucionet paralele që ka në Kosovë, përfshirë këtu edhe spitalet dhe shkollat.

Banorët e komunave me shumicë serbe në Kosovë e kanë shfrytëzuar dinarin edhe për pagesat në dyqane dhe restorante.

Hidromorava

Ata, po ashtu, kanë mundur të tërheqin dinarë nga bankomatet e bankave me bazë në Serbi.

Dinarët kanë hyrë në Kosovë përmes Bankës Popullore të Serbisë, e cila ka një kasafortë në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës.

Ato para, pastaj, i ka transportuar kompania për transport të parave “Henderson”.

Kjo situatë është zhvilluar kështu pavarësisht faktit se Neni 11 i Kushtetutës së Kosovës përcakton “një monedhë të vetme” si mjet të vlefshëm pagese në Kosovë.

Banka Qendrore e Kosovës e ka justifikuar rregulloren e saj duke thënë se ka “obligim ligjor” për ta rregulluar sistemin financiar, veçanërisht një çështje si monedha, e cila “ka mbetur e parregulluar për një kohë shumë të gjatë”.

Edhe pse zyrtarët kosovarë premtuan një “tranzicion të lehtë” nga dinari në euro, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha të enjten se blloku “është i shqetësuar për pasojat që ky vendim mund t’i ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera në mbarë Kosovën, për shkak të mungesës së konsultimeve paraprake”./Telegrafi/