GRANDEMALL

Hovenier kërkon të shmangen tensionet në veri: Të mos përdoret forca për të hyrë në ndërtesat e komunave

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, një ditë para betimit të kryetarëve të rinj në veri të vendit, ka kërkuar që të shmangen konfliktet dhe veprimet që qojnë në rritjen e tensioneve në veri.

Në një deklarim për media pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ambasadori amerikan ka thënë se nuk është ide e mirë që të përdoret forca për të arritur qasje në ndërtesat e komunave.

“Pata një takim me kryeministrin Kurti siç e kemi rregullisht, patëm një takim të gjatë duke diskutuar për një sërë çështjesh. Sot kaluam kohë duke diskutuar për procesin e dialogut dhe diskutuam për kryetarët e rinj të zgjedhur në veri”, është shprehur Hovenier.

“Unë i kam bërë disa komente dje. Ne folëm për të njëjtën gjë. SHBA-ja mendon që kjo gjë duhet të përfundojë, duhet të shmangen konfliktet dhe veprimet që çojnë në rritjen e tensioneve në veri. Ne nuk mendojmë që është ide e mirë që të përdoret forca për të arritur qasje në ndërtesat që mund të mos jenë të qasshme”.

Mes tjerash ai ka përmendur edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke theksuar se është e rëndësishme që Kosova t’i vë idetë e saj në tavolinë.

“Shtetet e Bashkuara janë të fokusuara të mbështesin Kosovën në shumë çështje si ato ekonomike, luftën kundër korrupsionit dhe padyshim të ndihmojmë Kosovën që të marrë vendin e saj në rrugën evropiane. Ia rikujtova atij një mesazh që e kemi dhënë tash e disa herë që duhet të ecet përpara me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe si dhe implementimin e pikave tjera të marrëveshjes”

UBT

“Ne kemi thënë disa herë që duhet të vendosen idetë në tavolinë, ta dimë se çfarë vizioni ka. Ne duam që ky proces të ecë përpara. Ne shumë shpesh kemi thënë gjëra të cilat i ka thënë edhe kryeministri Kurti. Ne nuk duam që Asociacioni të jetë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Ne e kemi bërë versionin tonë të qartë. Por është e rëndësishme që edhe Kosova t’i vë idetë e saja në tavolinë”, ka deklaruar Hovenier para gazetarëve.

Ndryshe, ambasadori amerikan ka folur për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës edhe gjatë ditës së mërkurë, në një intervistë ekskluzive për Telegrafin.

Diplomati amerikan ka folur për rëndësinë e zgjedhjeve në Mitrovicë të veriut, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok, për pjesëmarrjen e ulët të qytetareve, por edhe për atë se çka presin Shtetet e Bashkuara në të ardhmen.

Ai ka thënë se “zgjedhjet e mbajtura më 23 prill ishin konform ligjeve të Kosovës të mandatuara me Kushtetutë”.

“Duke pasur parasysh pjesëmarrjen e ulët, ne do të prisnim që kryetarët e sapo zgjedhur të komunave dhe kuvendet komunale të merrnin një rol teknik dhe jo politik’, ka deklaruar Hovenier për Telegrafin në këtë intervistë ekskluzive.

Sipas tij, çdo aktivitet kriminal që synon të përmbysë këta zyrtarë në kryerjen e përgjegjësive të tyre ligjore do të përballet me dënim të ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe partnerët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.