Mobi Casa

Hovenier i quan të papranueshme sulmet ndaj EULEX-it e Policisë së Kosovës në veri

/ 1 minutë lexim
HW

Misioni i EULEX-it ka bërë të ditur se mbrëmë një patrullë e vëzhguesve të EULEX-it është sulmuar me një shok-bombë në afërsi të Rudarit në veri të Kosovës.

E ndaj këtij sulmi gjatë ditës së diele ka reaguar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.

Hovenier përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter ka thënë se sulmet e tilla si ndaj Policisë së Kosovës si ndaj personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme.

HW

Duke shtuar që përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi përmes sistemit të drejtësisë kosovare.

“SHBA-ja i bashkohet EULEX-it në dënimin e fuqishëm të sulmit ndaj një patrullë të EULEX-it mbrëmë. Sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit të sigurisë ndërkombëtare janë të papranueshme dhe përgjegjësit duhet të japin llogari përmes sistemit kosovar të drejtësisë”, ka shkruar Hovenier./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.