FIDANISHTJA

Hovenier e fton për drekë Hysenin: Zvarritja e dialogut është në interes të Rusisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-kryenegociator për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni, është pritur nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në rezidencën e tij për drekë. Hyseni tha se procesit të dialogut i duhet të përshpejtojë.

Hyseni thotë se kishte pajtim të plotë me ambasadorin amerikan se status quo-ja nuk i konvenon Kosovës dhe është armiku më i madh i saj.

“Bëmë një bisedë shumë të hapur dhe përmbajtjesore për aktualitetin në rajon, me theks të veçantë për zhvillimet në Kosovë dhe domosdonë e dialogut të përshpejtuar me Serbinë. Theksova se status quo-ja në raportet me Serbinë është armiku më i madh i Kosovës sot dhe nesër! Me ambasadorin Hovenier kishim pajtim të plotë se status-quoja është kundër interesave afatgjata të Kosovës dhe SHBA-ve”, ka shkruar Hyseni.

United Hospital

Ai tha se dialogu me Serbinë dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërshtetërore me njohje të ndërsjellë është prioritet mbi të gjitha prioritet dhe urgjencë për Kosovën.

“Çdo zvarritje e dialogut dhe marrëveshjes me Serbinë, si dhe ruajtja e status quo-së është në interes të Rusisë, ishte pika për të cilën kishim pajtim të plotë me ambasadorin Hovenier”.

Për dëmin që i sjell Kosovës status quo-ja kishin folur edhe amerikanët që së fundi vizituan Kosovën. Ndihmëssekretarja e Shtetit të SHBA-së për Evropë dhe Azi, Karen Donfried dhe emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, e sollën këtë mesazh te krerët kosovarë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.