FIDANISHTJA

Hovenier: Ata që destabilizojë një sistem politik, rend kushtetues apo përfshihen në krim të organizuar, sanksionehen nga SHBA-ja

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka folur për sanksionet amerikane. Ai ka thënë se SHBA nuk sanksionon njerëzit për shkak të pikëpamjeve apo veprimtarive politike, por për shkak të lidhjeve të tyre me krimin e organizuar transnacional.

“Pra, mendoj se po i referoheni vendimeve të qeverisë amerikane për të vënë sanksione specifike ndaj individëve të caktuar, përfshirë vendimet e fundit për sanksionimin e individëve të caktuar për shkak të lidhjeve të tyre me krimin e organizuar transnacional. Nuk i sanksionojmë njerëzit për shkak të pikëpamjeve politike. Nuk i sanksionojmë njerëzit për shkak të veprimtarisë politike”, u shpreh ai.

Sipas tij SHBA i sanksionon njerëzit nëse kryejnë vepra, të cilat janë të specifikuara me rregullore ose ligj, që lejojnë vënien e sanksioneve.

Kjo thotë ambasadori i përfshinë edhe individët e caktuar që destabilizojnë sistemin politik apo edhe rendin kushtetues.

GRANDEMALL

“Pra, nëse po destabilizon një sistem politik, nëse je i përfshirë në krim të organizuar transnacional. Siç e kemi thënë, kushdo që është i përfshirë në krim të organizuar do të duhej të shqetësohej që do të përballet me sanksione specifike. Gjithashtu duhet të shqetësohet kushdo që sfidon një rend kushtetues të një vendi që e kemi njohur dhe me të cilin punojmë. Por, njerëzit që i shprehin pikëpamjet politike nuk duhet të shqetësohen”, deklaroi ai.

Më tej theksoi se, sanskionohen edhe politikanët edhe ata që sjanë tashmë në politikë, por që kanë shkelur pragun e SHBA-së.

“Epo, çështja nëse dikush ishte apo jo politikan është e parëndësishme përkitazi me atë nëse sanksionet mund të zbatohen ndaj tyre. Pra, kushdo që ka qenë i përfshirë në krim të organizuar transnacional në nivel të tillë që plotëson pragun tonë për vendosjen e sanksioneve, duhet të shqetësohet”, u shpreh Hovenier në RTK, përcjell Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.