GRANDEMALL

Hoti: Votuesit e LDK’së nuk e votojnë as VV’në as Vjosa Osmanin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, njëherit edhe kandidati për kryeministër nga radhët e LDK’së, ka thënë se kandidatja për presidente nga radhët e LVV’së, Vjosa Osmani, njëherit edhe ushtruese e detyrës së presidentit, nuk ka kurrfarë ndikimi tek votuesit e LDK’së.

Hoti, i ftuar në emisionin ‘Pressing’, ka thënë se as largimi i Osmanit, e as fushata e saj politike nuk i sjellë vota tradicionale të LDK’së asaj, shkruan Gazeta Express.

“Largimi nga LDK ka pasur zero ndikim. Besoj se unë njoh edhe strukturat edhe elektoratin tradicional të LDK’së. Efekti i saj është zero. Nuk e duron elektorati i LDK’së Vjosa Osmanin. Njerëzit që kanë qenë tradicionalisht LDK nuk e votojnë Vetëvendosjen”, deklaroi Hoti.

Uji Dea

Kreu i ekzekutivit në detyrë e ka konsideruar si propagandistike prezencën e flamurit të ish-presidentit Rugova në tubimet elektorale të VV’së.

Prijësi i listës së kandidatëve për deputetë nga radhët e LDK’së ka numëruar Marrëveshjen e Uashingtonit më 4 shtator mes Kosovës dhe Serbisë si sukses të nomenklaturës së shtatë.

“LDK ka dhënë arsyeshmërinë e plotë të rrezimit të qeverisë paraprake, vendimet që kanë marrë LDK’ja kanë qenë të plota. Marrëveshja e Uashingtonit është më e madhja që është nënshkruar ndonjëherë”, ka thënë ai. /Gazeta Express/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.