United Hospital

Hoti: Viti 2020 po përmbyllet me stabilitet të mirë bankar në vend

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka vizituar sot Bankën Qendrore të Kosovës ku tha se kanë bashkërenduar të gjitha aktivitetet në të gjithë situatën e pandemisë COVID-19.

Ai tha se në veçanti vendimet konkrete të BQK-së, për shtyrje të pagesës së kredive, për rikonstruim të kredive u ka mundësuar 77 mijë kërkesave që të procedohen në mënyrë të rregullta, ku 60% të kredive janë shtyrë dhe programuar e që është lehtësim i madh për bizneset.

Eco Higjiena

“Rritje të depozitave në 11% ku tregon se qytetarët dhe bizneset besojnë në qëndrueshmërinë e sistemit bankar në Kosovë. Është informatë e mirë se fondet pensionale po funksionojnë mirë. Ne sot diskutuam në detaje për bashkëpunimin e ngushtë që duhet të kemi si Qeveri me BQK-në, në masat e reja për rimëkëmbje ekonomike nga janari pasi është qartë se do të përballemi përtej dhjetorit me këtë pandemi. Ne e mbështesim ekonominë e vendit me 5% të produktit vendor”, tha Hoti.

Ai tha se gati jemi në fundvit ku po përmbyllet një vit me stabilitet të mirë bankar në vend.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.