Mobi Casa

Hoti, Veselit: Dialogu duhet të udhëhiqet nga institucionet shtetërore

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë sot se proceset shtetërore në Kosovë, përfshirë dialogun me Serbinë, duhet të udhëhiqen nga institucionet e shtetit të Kosovës, ndërsa sipas tij, hedhja e topit tek opozita dhe fyerja e liderit kryesor të opozitës nuk i kontribuon situatës.

Hoti në një postim në rrjetin social Facbook shkruan se nëse këto institucione nuk kanë fuqi politike dhe legjitimitet për të përfaqësuar shtetin e Kosovës, siç është situata tani, atëherë zgjedhjet e reja janë të domosdoshme për të nxjerrë institucione legjitime përmes votës së qytetarëve.

“Proceset shtetërore në Kosovë, përfshirë dialogun me Serbinë, duhet të udhëhiqen nga institucionet e shtetit të Kosovës. Prandaj e kemi shpallur Kosovën shtet, për të pasur institucione që e udhëheqin atë, e jo ekipe politike. Nëse këto institucione nuk kanë fuqi politike dhe legjitimitet për të përfaqësuar shtetin e Kosovës, siç është situata tani, atëherë zgjedhjet e reja janë të domosdoshme për të nxjerrë institucione legjitime përmes votës së qytetarëve. Rrugë tjetër nuk ka. Hedhja e topit tek opozita dhe fyerja e liderit kryesor të opozitës nuk i kontribuon situatës. Përkundrazi, tregon frustrim, dobësi lidershipi dhe dështim”, shkruan Hoti.

RCCOLA

Ndryshe, sot kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka ironizuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke thënë se kryetari i saj, Isa Mustafa ta marrë rolin prijës në dialogun me Serbinë dhe të mos e bllokojë procesin.

“Jemi duke humbur kohë, po merremi me bajraktarizma. Në vend që të koncentrohemi në pjesën si të ballafaqohemi me Serbinë, ne merremi me atë se kush do të jetë i pari. Opozita po vazhdon me gabimin e njëjtë. FSK-ja sot ishte përfunduar nëse s’do të ishin inatet e opozitës”, ishte shprehur Veseli. /Telegrafi/