KKVITI

Hoti: Veseli nuk po merr përgjegjësi për kaosin e krijuar në Kuvend

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se në Kuvendin e Kosovës po kalojnë vetëm pikat e pozitës.

Në një konferencë për media, Hoti ka thënë se kryeparlamentari Kadri Veseli nuk po merr përgjegjësi për kaosin e krijuar në Kuvend.

Eco Higjiena

Teksa ka shtuar se si opozitë do të vazhdojnë të luajnë rolin e vet deri në rrëzimin e Qeverisë.

“Në Kuvendin e Kosovës kalojnë vetëm pikat e pozitës, natyrisht ato pika që Kadri Veseli arrin t’i marrë me ndihmën e PSD-së. Kryetari i Kuvendit që e quan veten shef të PAN-it nuk merr asnjë përgjegjësi për gjendjen në të cilën e ka futur Kuvendin e Kosovës tash e sa kohë. Faktikisht u bë një vit që institucionet udhëhiqen në mënyrë jo demokratike. Ne jemi të vendosur të vazhdojmë këtë formë të të bërit opozitë deri në rrëzimin përfundimtar të koalicionit qeverisës”, tha Hoti. /Kp/Telegrafi/