RCCOLA

Hoti: Veseli endej skutave të Prishtinës e dënonte kriminelët serb

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar seancën plenare ku në rend dite është iniciativa për formimin e Tribunalit për gjenocid për krimet serbe.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdulla Hoti në këtë seancë ka thënë se pas unifikimit për rezolutën për gjenocidin serb, disa deputetët të Pozitës këtë e shfrytëzuan për motivet personale e të partive.

“Në vend që kryetari i Kuvendit të ftonte grupet parlamentare për konsulta, ai vraponte skutave të Prishtinës dhe i dënonte ashpër kriminelët serb para kamerave. Qytetarët janë shokuar me këto sjellje. Qytetarët nuk u kanë borxh politikanëve që janë të zhytur në korrupsion e që i shohin çështjet për përfitime të tyre”, ka thënë ai.

Hoti ka thënë se shteti i Kosovës sot vuan nga treshja Thaçi – Haradinaj – Veseli.

Fundamenti

“Thaçi e ka bërë të madhe marrëveshjen për ndarjen që vetëm atij i intereson. Haradinaj qeverisë në emër të PAN-it për interesa të tij, Veseli i cili është shef i PAN-it dhe përgjegjës në për këto që po ndodhin në qeveri me banda kriminale, u mundua që me fjalimet e tij t’i mbroj ato që bënë deputet e partisë së tij për krimet që kanë bërë kriminelët serb në Kosovë. E vërteta është se krimet e regjimit serb akne ekzistuar, por e vërtetë është se këto krime janë duke u përdorur për qëllime politike. Atë që bëri deputetja Flora Brovina e ka rrënuar gjithë mundin që është bërë në OKB për viktimat e dhunës seksuale, atë që e ka ngritur ish presidentja Atifete Jahjaga në Kongresin amerikan. Kjo gjendje nuk duhet të vazhdoj më tutje”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Hoti ka ftuar opozitën që të koordinohen për veprimet që sipas tij Qeveria të mos vazhdoj më të udhëheq në këtë mënyrë.

“Kjo seancë nuk duhet të vazhdoj. Ftojmë opozitën për veprimet që duhet marrur që mos të vazhdoj më kjo qeveri të na udhëheq në këtë mënyrë”, ka thënë ai./Telegrafi/