ARKATANA

Hoti: Vendi shpejt shkon në zgjedhje, LDK po përgatit platformën qeverisëse

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

LDK ka mbledhur Këshillin e Ekspertëve në përbërje prej 80 vetave. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se këtë veprim e kanë bërë për të përgatitur platformën e re qeverisëse.

“Ne shpejt përballemi me zgjedhje të reja sepse koalicioni është i shpërbërë. Kemi filluar konsultimet për të bërë gati platformën e re. Në ditët e ardhme do të jemi në terren për të takuar struktura, qytetarët dhe të tjerë që do të kulmojë me një platformë të re qeverisëse me anë të së cilës do të kërkojmë mbështetjen”, ka thënë Hoti, njofton Klan Kosova.

“LDK tash e një kohë është partia e parë në vend dhe kemi përgjegjësi për zhvillimet politike në vend”.

Hoti ka thënë se Këshilli i Ekspertëve nga fusha të ndryshme është kategori statusore, pra organ i LDK-së që funksionon prej tetë vjetësh.

Hidromorava

Ai ka thënë se ky organizim nuk lidhet me zgjedhjet e brendshme të partisë.

“Për zgjedhje të brendshme jo se jo që bëhet fjalë, sepse LDK ka kohë që s’ka qenë më unike. Është krijuar një kohezion i jashtëzakonshëm i Grupit Parlamentar”, tha ai.

Hoti ka treguar në Info Magazine se shpejt ata do të thërrasin edhe Forumin e ish deputetëve të LDK-së për të marrë përvojën e tyre prej periudhave të ndryshme.

Dhe në fund, ai ka thënë se kryetari i partisë, Isa Mustafa, shumë shpejt pritet të kthehet në vend, pa dhënë ndonjë datë të saktë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.