GRANDEMALL

Hoti thotë se partitë politike janë të gatshme të pajtohen për presidentin, përmend edhe zgjedhjet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti thotë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme në rast se nuk gjendet një zgjidhje për çështjen e presidentit, raporton Gazeta Express.

Këto komente Hoti i ka bërë në takimin virtual me raportuesin për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Peter Beyer.

Në njoftim thuhet se përveç çështjeve me pandeminë, Hoti ka biseduar me Beyer edhe për zhvillimet e fundit politike.

Me theks të veçantë është diskutuar për çështjen e presidentit.

FITORJA

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se Hoti e ka përsëritur qëndrimin se nëse nuk gjendet një zgjidhje, atëherë do të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Kryeministri Hoti ngriti edhe çështjen e Presidentit, ku theksoi gatishmërinë e subjekteve politike për të arritur një zgjidhje, ndërkohë që nënvizoi se nëse nuk do të ketë zgjidhje për këtë çështje vendi duhet të shkoj në zgjedhje”, thuhet në njoftim.

Në këtë takim u bisedua edhe për procesin e dialogut Kosovës-Serbi i cili aktualisht po zhvillohet në nivel të ekspertëve. Me këtë rast Kryeministri Hoti theksoi se deklaratat kërcënuese nga zyrtarë të lartë të Serbisë nuk e ndihmojnë këtë proces./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.