GRANDEMALL

Hoti thotë se Koalicioni LDK-AKR-Alternativa po e frikëson koalicionin e natës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kandidatit për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një takimi me simpatizantët e Degës së LDK-së në Kodrën e Trimave në Prishtinë, ka thënë se “koalicioni ynë po i frikëson koalicionin e natës, nga humbja e sigurt që do të pësojnë më 11 qershor”.

Hoti ka thënë se bashkimi i partive të djathta, shoqërisë civile, grave dhe të rinjve do të rezultojë me fitoren e sigurt në zgjedhjet e 11 qershorit.

“Ky bashkim vlerash po i frikëson koalicionin e natës në humbjen e sigurt. LDK dhe partnerët e saj, do të korrin fitore të thellë për të mundësuar krijimin e shpejt të qeverisë dhe vazhdimin e projektit për zhvillimin e vendit, të cilin e ndërprenë ata që po kërkojnë ta vazhdojnë kapjen e shtetit”, ka thënë Hoti.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se sa herë kemi filluar punën në Kodrën e Trimave na ka dalë mirë rezultati.

UBT

“Ne e kemi ndarë mendjen për të fituar në zgjedhje, sepse jam i sigurt se Lidhja Demokratike do të dalë e para, pasi që kemi përkrahjen tuaj. Nuk dyshoj fare në fitore sepse ne kemi përkrahjen e elektoratit për ta bërë Avdullah Hotin kryeministër të ardhshëm”, ka thënë Mustafa.

Kryetari i Degës së LDK-së në Kodrën e Trimave, njëherësh Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se kjo pjesë e Prishtinë në të gjitha kohërat ka ditur të rreshtohet në anën e drejtë, përkrah LDK-së.

Beqiri ka çmuar punën e kryeministri Mustafa dhe ka thënë se me kryeministrin e ri Avdullah Hoti, do të vazhdojmë zhvillimi i Kosovës.

Ai ka thënë se LDK është e gatshme për tu përballur me çdo oponentë politikë, pasi që ka traditë në ruajtjen e shtetit, ruajtjen e institucioneve dhe mbrojtjen e interesave të qytetarëve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.