ARKATANA

Hoti: Thaçi manipuloi opinionin kur tha se SHBA nuk ishte përfshirë në Samitin e Berlinit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se institucionet kredibile të shteteve mike, dëshmuan se janë të pavërteta deklaratat e presidentit Thaçi kur tha se “SHBA nuk ishte e përfshirë në Samitin e Berlinit”.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deklarimet e Presidentit janë një mashtrim i opinionit.

United Hospital

“Institucione kredibile te shteteve mike, qe kane ndikim ne te tashmen dhe te ardhmen e Kosoves, deshmuan sot se pohimet e Presidentit te Kosoves se “SHBA nuk ishte e perfshire ne Samitin e Berlinit” jane te paverteta. Rrjedhimisht, keto deklarime te Presidentit jane mashtrim i opinionit. Me veprimet e tij tash e sa kohe, Presidenti po vepron ne kundershtim te plote me detyrat e tij kushtetuese dhe me interesat e vendit”(sic.), ka shkruar Hoti.

Reagimi i Hotit vjen, pasi mediat sot kanë përcjell deklaratën nga Zyra për Media e Qeverisë së kancelares, Angela Merkel, që thonë se Samiti i Berlinit ishte organizuar në bashkëpunim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke specifikuar se për çështjet që kanë të bëjnë me Ballkanin Perëndimor respektivisht Kosovën dhe Serbinë, kanë koordinim të ngushtë dhe të vazhdueshëm me SHBA-në./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.