Hoti: Territori i Kosovës është një dhe i pandashëm

/ 2 minuta lexim

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar sot kërkesë të re për seancë të jashtëzakonshme për të vendosur vijën e kuqe në dialog , me arsyetimin se territori i Kosovës është një dhe i pandashëm dhe se askush nuk mund të negociojë për të.

Një seancë të tillë për të aprovuar një rezolutë kundër përfshirjes së kësaj teme në dialogun Kosovë-Serbi, LDK e pati kërkuar edhe më 4 shtator të vitit 2018-të, kërkesë kjo që u pamundësua.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka njoftuar për këtë kërkesë, sipas të cilit pas paralajmërimit për diskutim të kësaj teme në konferencën në Parisit më 11 nëntor 1018-të, gjendja është kritike për vendin.

Postimi i plotë i Hotit:

RCCOLA

Seancë e re e jashtëzakonshme

Edhe pas kundërshtimit të gjerë kundër shkëmbimit të territoreve apo korrigjimit të kufijve, Presidenti vazhdon angazhimin e tij antikushtetues për ta bërë këtë temë pjesë të dialogut me Serbinë. Gjendja është kritike pas paralajmërimit për diskutimin e kësaj teme në konferencën në Paris më 11 nëntorit 2018.

Seanca e jashtëzakonshme e opozitës, e kërkuar më 4 shtator 2018 për të aprovuar një rezolutë kundër përfshirjes së kësaj teme në dialog, u pamundësua nga koalicioni PAN. Që nga atëherë, Kryetari i Kuvendit ka bllokuar thirrjen e kësaj seance me arsyetimin absurd se opozita duhet të sigurojë 61 deputetë në sallë.

Ne sot kemi dorëzuar kërkesë të re për seancë të jashtëzakonshme për të vendosur vijën e kuqe në dialog, se territori i Kosovës është një dhe i pandashëm, dhe se askush nuk mund të negociojë për territorin e Kosovës