Hoti: Të hyrat e ATK janë rritur për 11.1% në TM3 në krahasim me vitin paraprak
Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka prezantuar shifrat për sa i përket ekonomisë informale në tremujorin e tretë të këtij viti.Ai ka thënë se ekonomia informale po zvogëlohet, ndërsa konkurrenca po rritet, duke theksuar se përmes kësaj po përfitojnë qytetarët, bizneset e rregullta dhe buxheti i shtetit
“Projekti i Ministrisë së Financave që nxit qytetarët të blejnë vetëm nga kompanitë që lëshojnë kuponë fiskale po jep efektet e veta. Për tremujorin korrik-gusht-shtator, janë dorëzuar 36,055 pliko me kuponë fiskalë, krahasuar me 14,441 pliko për tremujorin prill—maj-qershor kur filloi së zbatuari ku projekt”, ka thënë Hoti përmes një postimi në Facebook, raporton Koha.net.
Si rezultat, Hoti thotë se të hyrat e ATK janë rritur për 11.1% krahasuar periudhën e njëjtë të vitit paraprak, duke potencuar se sivjet, ATK ka mbledhur 24 milionë euro më shumë.
“Ekonomia informale po zvogëlohet dhe konkurrenca po rritet. Po përfitojnë qytetarët, bizneset e rregullta dhe buxheti i shtetit”, ka përfunduar Hoti.


