KKVITI

Hoti takon Rashicën, i uron fat për ndeshjen kundër Maqedonisë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka takuar yllin e Kombëtares së Kosovës, Milot Rashicën, të cilin e quajti sportist të përmasave global dhe shembull që duhet të ndiqet nga të gjithë të rinjtë shqiptarë.

Pas përfundimit të sezonit në Bundesligë me Werder Bremenin, Milot Rashica u kthye javën e kaluar në Kosovë për pushimet verore, të cilat këtë sezon do të jenë më të shkurta për të dhe futbollistët e tjerë, si rrjedhojë e shtyrjes së ndeshjeve shkaku i përhapjes së koronavirusit në mars, raporton Gazeta Express.

Pas kthimit të tij në vendlindje, Rashica e takoi kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin, i cili shkroi për takimin në llogarinë e tij në Facebook, duke e lavdëruar 24-vjeçarin.

Mobi Casa

“Kënaqësi e veçantë ta takoj Milot Rashicën, një sportist i përmasave globale dhe shembull që duhet ndjekur nga të gjithë të rinjtë shqiptarë”, shkroi Hoti.

Hoti i uroi fat Rashicës dhe ekipit të Kosovës për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut që do të zhvillohet më 8 tetor, në kuadër të gjysmëfinales së play-offs kualifikues për Kampionatin Evropian.

“Milotit dhe kombëtares së Kosovës i uroj shumë fat në ndeshjen e ardhshme me Maqedoninë e Veriut dhe në kualifikime për kampionatin evropian”, shtoi Hoti. /Gazeta Express/