ARKATANA

Hoti – Stoltenberg i diskutojnë takimet në Bruksel dhe marrëveshjen e Washingtonit, s’përmendet Karaçeva

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Avdullah Hoti sot ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO’s, Jens Stoltenberg në selinë e Aleancës Veriatlantike në Bruksel.

Në takimin e tyre as kryeministri Hoti e as Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s nuk kanë përmendur incidentin në Karaçevë me xhandarmërinë serbe në fillim të muajit gusht.

Në këtë takim kryeministri Hoti ka falenderuar NATO’n për misionin e KFOR’it në Kosovë dhe ndihmën që i kanë dhënë Kosovës për menaxhimin e pandemisë Covid-19, raporton Gazeta Express.

“Kryeministri Hoti shprehu falënderimin e tij dhe të popullit të Kosovës për misionin e KFOR-it në Kosovë, duke theksuar se prania e NATO-s/KFOR-it, është e një rëndësie të veçantë për forcimin e paqes dhe të stabilitetit në këtë pjesë të Evropës Juglindore. Kryeministri Hoti e ka falënderuar sekretarin Stoltenberg edhe për ndihmën që u ka dhënë KFOR-i institucioneve të Republikës së Kosovës për menaxhimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit.

Uji Dea

Tutje kryeministri Hoti i ka shprehur përkushtimin e Kosovës për t’u bërë anëtare e NATO’s dhe ka ftuar Sekretarin Stoltenberg që ta vizitojë Kosovën.

“Duke e vlerësuar rolin e Aleancës Veriatlantike për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar, kryeministri Hoti theksoi përkushtimin e Kosovës për ndërtimin e një të ardhmeje euroatlantike dhe synimin që Kosova sa më parë të bëhet anëtare e NATO-s. Ndërsa, Sekretari Stoltenberg tha se NATO-ja do të ofrojë edhe më tej përkrahje të gjithanshme për Kosovën, për të siguruar një mjedis paqësor dhe një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët e saj. Në fund të këtij takimi, kryeministri Hoti e ftoi Sekretarin Stoltenberg të vizitojë Kosovën, sa më parë që t’i jepet rasti”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, misioni paqeruajtës i KFOR’it në Kosovë përmes një komunikate për shtyp ka njoftuar se në takimin mes kryeministrit Hoti dhe sekretarit Stoltenberg u diskutua për dialogun që u zhvillua në Bruksel të hënën dhe marrëveshjen e arritur në Uashington pa përmendur ngjarjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë.

Tutje, në këtë komunikatë thuhet se Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s ka theksuar se aleanca veriatlantike është e përkushtuar për paqe në Ballkanin Perëndimor përmes 3500 trupave paqeruajtëse të KFOR’it të stacionuara në Kosovë./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.