Mobi Casa

Hoti: Sot i dhamë goditje mentalitetit qeverisës të kazinove që e prezantoi Haradinaj vitin e kaluar

/ 2 minuta lexim
HW

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se me propozimin e LDK-së për Rezolutën që ndalon aktivitetin e lojërave të fatit, do të pastrojë rrugët e Kosovës prej objekteve të kazinove, të cilat sipas ministrit të financave, Bedri Hamza, deri tani kanë funksionuar në mënyrë ilegale.

Hoti thotë se sot i është dhënë fund edhe tentimit të Haradinajt, i cili kishte paraqitur një koncept dokument për lojërat e fatit, që ishte miratuar në 11 dhjetor të vitit 2018, shkruan Gazeta Express.

“Sot me propozimin e LDK’së, Kuvendi ka vendosur të lirojë rrugët dhe lagjet e lojërave të fatit, që kanë luajtur me fatin e qytetarëve dhe familjeve të tyre. Sot i kemi dhënë goditje një mentaliteti qeverisës të kazinove dhe lojërave të fatit, siç paraqitet në Koncept Dokumentin e Qeverisë Haradinaj për lojërat e fatit të miratuar në Qeveri me 11 dhjetor 2018”, ka shkruar Hoti, raporton Gazeta Express.

ARKATANA

Sipas Rezolutës që u miratuar sot në Kuvend:

1. Qeveria te nise menjëherë procedurat ligjore për pezullim te menjëhershëm te aktivitetit te të gjitha llojeve te lojërave të fatit deri në plotësim-ndryshimin e ligjit përkatës dhe

2. Qeveria, brenda 30 dite, te sjelle ne Kuvend ligjin e ri që i ndalon të gjitha llojet e lojërave të fatit për një periudhë dhjetë vjeçare. Pas miratimit të kësaj rezolute i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të Qeverisë, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, do të prezantojë ligjin e ri që shfuqizon ligjin e deritanishëm përmes të cilit kanë funksionuar lojërat e fatit./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.