ARKATANA

Hoti: Situatën me pandeminë e kemi nën kontroll, kemi më pak infektime se vendet e rajonit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se situata me pandeminë vazhdon të mbetet nën kontroll dhe se në Kosovë ka shumë më pak të infektuar në krahasim me rajonin dhe Evropën.

Hoti përmes një postimi në Facebook tha se duhet që qytetarët të vazhdojnë ta mbajnë maskën e distancën, në mënyrë që të tejkalohet vala e dytë e COVID-19.

ARKATANA

“Numri i testimeve për COVID-19 po rritet, sikurse po rritet edhe numri i rasteve. Ne vazhdojmë ta kemi situatën nën kontroll dhe kemi shumë më pak të infektuar në krahasim me rajonin dhe Evropën. Institucionet tona po e bëjnë të pamundurën që ta mbajnë nën kontrollë këtë situatë, sidomos stafi shëndetësor, prandaj t’i ndihmojmë ata”, tha Hoti.

“Ta bëjmë këtë për shëndetin tonë, të familjes dhe të afërmve tanë. Ta bëjmë për mirëqenien tonë. Trajektores së kuqe që ka filluar të ngrihet, mund t’ia ndalim hovin vetëm duke i rrespektuar masat për parandalim të përhapjes së virusit”, shtoi Hoti. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.