FITORJA

Hoti siguron banorët e Karaçevës: Nuk jeni pa mbrojtje të institucioneve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Për hyrjen e xhandarmërisë serbe në Karaçevë të Kamenicës është deklaruar sot edhe kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se me rastin po merren organet përkatëse dhe se së shpejti do të ketë raport më të detajizuar.

Hoti tha se qytetarët në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve, raporton Zëri.info.

ARKATANA

“Lidhur me atë që ka ndodhur dje në Karaçevë, janë angazhuar të gjitha organet përkatëse për të vlerësuar rastin. Shpejt do të kem një raport të detajizuar. Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Shefi i ekzekutivit të vendit, Avdullah Hoti ka potencuar se veprimet e institucioneve të Kosovës do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin. “Veprimet tona do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend”, tha ai.

Dje gjatë ditës një banorë i fshatit Karaçevë të Kamenicës ka publikuar një video ku shihet xhandarmëria serbe duke kaluar në këtë fshat. /Zëri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.