Hidromorava

Hoti: S’është e nevojshme qeveria me bazë të gjerë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kandidati për kryeministër nga koalicioni LDK- AKR- Alternativa (LAA), Avdullah Hoti, ka thënë për Telegrafin se ekziston mundësia të bëhet shumica parlamentare nga parti tjera, mirëpo pa Partinë Demokratike të Kosovës.

Sipas tij, nuk ka nevojë që të bëhet qeveria me bazë të gjerë, pasi sipas tij qeveri me bazë të gjerë bëhet atëherë kur asnjë parti politike nuk mund të bëjë shumicën.

“Ka mundësi të bëhet shumica parlamentare nga partitë e tjera, pa përfshirë PDK-në. Prandaj nuk ka nevojë të bëhet qeveri me bazë të gjerë. Qeveri me bazë të gjerë bëhet vetëm atëherë kur asnjë parti nuk mund të bëjë shumicën”, ka thënë Hoti për Telegrafin.

ARKATANA

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme koalicioni LAA ka zhvilluar një takim ku është diskutuar konkretisht për ftesën e Presidentit Hashim Thaçi për takim të përbashkët me përfaqësuesit e partive politike, para thirrjes së seancës së konstituimit të Kuvendit.

Ndryshe, takimi konsultativ i thërritur nga Presidenti, Hashim Thaçi, do të mbahet të hënën në orën 10:00, në Kuvendin e Republikës së Kosovës .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.