FITORJA

Hoti sërish “godet” Vetëvendosjen: Mos iu besoni atyre që dogjën Kuvendin dhe përgjakën policinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, të hënën, kërkoi nga qytetarët e Lipjanit dhe gjithë Kosovës, që mos t’i votojnë ata që dogjën Kuvendin dhe përgjakën policinë tonë, burrat dhe gratë e këtij vendi, të cilët me nderë po i shërbejnë interesave të shtetit dhe qytetarëve.

“Ju jeni dëshmitarë se çfarë janë në gjendje të bëjnë ata për pushtet. Dogjën Kuvendin e Kosovës, tempullin e demokracisë, ndërsa e përgjakën policinë e Kosovës, burrat dhe gratë e këtij vendi që shërbejnë me nderë”, tha Kryeministri Hoti.

Kryeministri tha se ata që po vendosin sot shirita të kuq sikur në kohën e komunizmit, i kanë dëmtuar rëndë raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë.

“U dashtë qeveria jonë t’i rikuperoj këto marrëdhënie. Kur morëm drejtimin e qeverisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin vendosur sanksione Kosovës, pasi që ishin bllokuar fondet e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), ushtria amerikane paralajmëronte ikjen nga Kosova, ndërsa trajnimet për FSK-në ishin pezulluar. Për shtate muaj qeverisje, jo vetëm që hoqëm sanksionet, por arritëm që FSK-në ta bëjmë pjesë të Gardës së Iowa-s, për të kontribuar për paqen në botë”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër.

Ai tha se përderisa ne po krenohemi me të kaluarën tonë shtetformuese, oponentët tanë politikë po e fshijnë të kaluarën sepse po turpërohen nga të bëmat e tyre kundër shtetit dhe interesave të qytetarët.

“Ata gjithmonë kanë qenë në anën e kundërt të historisë së shtetit dhe demokracisë së Kosovës. Ne krenohemi me historinë tonë politike. Krenohemi me Presidentin Rugova dhe rrugëtimin e tij që po e ndjekim edhe sot, ndërsa oponentët tanë kanë qenë në anën e kundërt të Rugovës dhe të shtetit të Kosovës. Sot ata kanë angazhuar me dhjetëra IT për t’i fshehur nga publiku deklaratat e tyre kundër demokracisë dhe kundër procese që sollën formimin e shtetit të Kosovës”, tha Hoti.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.