Uji Dea

Hoti: Serbia s’po dëshiron marrëveshje përfundimtare me Kosovën

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Serbia po vazhdon lobimin për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga shtete të ndryshme të botës, përderisa vazhdimin e dialogut në Bruksel po e kushtëzon me heqjen e taksës 100% ndaj mallrave të tyre. Analistët politikë në vend vlerësojnë se derisa po vazhdon një lobim i tillë i shtetit serb, atëherë dialogu në mes të dyja vendeve është i pakuptimtë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Në anën tjetër shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se lobimi i fuqishëm i shtetit serb dëshmon se këta nuk dëshirojnë të arrijnë marrëveshje përfundimtare me Kosovën. “Angazhimi i fuqishëm i Serbisë në diplomacinë ndërkombëtare kundër shtetit të Kosovës për tërheqjen e njohjeve është shenjë se ajo nuk është e interesuar të arrijë marrëveshje për njohje të shtetit të Kosovës, por për zhbërje të shtetit të Kosovës”, ka thënë ai për “Zërin”.
Hoti vlerëson se Kosova duhet të punojë me partnerët e saj me qëllim që ta forcojë shtetësinë e Kosovës. “Duhet të punojmë shumë bashkë me miqtë tanë ndërkombëtarë për ta fuqizuar shtetësinë e Kosovës. Duhet të punojmë shumë që në dialogun me Serbinë të jemi të qartë se çfarë dëshirojmë dhe të jemi unikë si shtet”, ka potencuar ai.

Kurse deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë për “Zërin” që përderisa fushata lobuese e Serbisë do të vazhdojë Kosova do t’i përgjigjet shtetit serb në të njëjtën formë.

Fundamenti

“Ne e kemi parë në vazhdimësi gjithë fushatën të cilën e ka bërë shteti i Serbisë kundër Kosovës në arën ndërkombëtare, qoftë në procesin e njohjeve, por edhe në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Serbia po i shfrytëzon të gjitha lidhjet që i ka, në mënyrë që shtetin e Kosovës ta bëjë jofunksional, prandaj karshi këtyre veprimeve shteti i Kosovës ka ndërmarrë masën 100% taksë ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnjë e Hercegovinës”, ka thënë ajo.

Kadrijaj vlerëson se do të duhej që Kosova t’i përgjigjet në të njëjtën formë shtetit serb deri kur kjo të ndalë fushatën agresive kundrejt Kosovës.

“Duhet që t’i përgjigjemi në çdo veprim të cilin e bën Serbia karshi proceseve të Kosovës. Ne jemi shtet dhe do të vazhdojmë të sillemi si shtet, prandaj Serbisë do t’i përgjigjemi me reciprocitet”, ka thënë ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.