KKGJILAN

Hoti: Samiti ka dështuar sepse Serbia është larg pranimit te realitetit se Kosova është shtet

/ 3 minuta lexim

Samiti i Parisit i cili është paraparë që të mbahet me 1 korrik të këtij viti nuk do të mbahet. Sot kabineti i kryetarit të Francës Emannuel Macron ka konfirmuar që nuk do të ketë takim në Paris.

Të njëjtë gjë e konfirmoi edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj e i cili pohoi se nuk e di se pse është anuluar një takim i tillë, shkruan “Zëri.info”.

Kreu i Qeverisë ka thënë se tashmë është qartësuar situata dhe se në dialog do të kthehen në momentin kur Serbia të jetë e gatshme të njoh pavarësinë e Kosovës, pasi ai thotë se kjo është e vetmja temë që ka mbetur për t’u diskutuar.

“Nganjëherë themi, që në sherr del hajri, e ne hajr del sherri. Por është mirë që po qartësohet se çka ka mbet pa u zgjidh. Dialogu teknik e ka konfirmuar se e vetmja gjë që ka mbet pa u zgjidh, është njohja reciproke në kufijtë ekzistues. Kur palët të jenë të gatshme të diskutojnë për njohje reciproke në kufijtë ekzistues atëherë ulemi në dialog, deri atëherë do të ketë pritje”, ka thënë Haradinaj.

Tek shtyrja e Samitit të Parisit Haradinaj e ka parë edhe një të mirë e që sipas tij tani në tavolinë ka mbetur vetëm një teme e që është njohja reciproke.

“Hajr është se është sqaruar se opsioni i vetëm që ka mbet në tavolinë është njohja reciproke, e sherr është që Serbia nuk është e gatshme për t’u ulur e biseduar për këtë temë”, ka thënë kreu i Qeverisë.

Hidromorava

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në një prononcim për “Zërin”, ka dhënë arsyet se pse ka dështuar Samiti i Parisit.

Sipas tij Samiti ka dështuar për shkak të Serbisë e cila sipas Hotit nuk po arrin ta pranojë realitetin se Kosova është shtet.

“Ka dështuar sepse Kosova nuk po flet me një zë. Në njërën anë Haradinaj me një platformë jo legjitime, me një koncept marrëveshje qe e ka përgatitur vetëm për vete. Në anën tjetër, Presidenti me agjendën e vet për korrigjim të kufijve. Përtej këtij lëmshi, është edhe pseudo ekipi negociator që nuk e di se çfarë është e për çfarë është themeluar”, ka deklaruar për “Zërin”, Hoti.

Ndërsa për keqardhje e ka konsideruar ai mbajtjen e takimeve të fshehta e që sipas tij është duke i organizuar Haradinaj.

“Na duhen institucione te forta që të jemi kredibil para partnerëve ndërkombëtarë. Këto institucione dalin vetëm nga zgjedhjet e reja. Është për keqardhje qe tash edhe Haradinaj organizon takime te fshehta”, ka thënë tutje ai. /ZËRI