Uji Dea

Hoti: Refuzimi i sotëm zhgënjim për Kosovën, por edhe dështim për sigurinë në Ballkan

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti tha sot se Kosova nuk do të ndalet derisa të jetë pjesë e Interpolit dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se faj të madh ka edhe diplomacia agresive e Serbisë e rreshtuar kundër vlerave që ngiten mbi gjeo-politikat euroatlantike në rajon.

Mobi Casa

Lexoni të plotë postimin e Hotit në Facebook:

“Nuk do të ndalemi derisa të jemi pjesë e Interpolit dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare. Ky është zhgënjim për Kosovën, por edhe dështim për sigurinë në Ballkan. Faj të madh ka edhe diplomacia agresive e Serbisë e rreshtuar kundër vlerave që ngiten mbi gjeopolitikat evro-atlantike në rajon. Të nxjerrim mësim nga ky refuzim sot. Duhet të vazhdojmë të jemi unik në atë që aspirojmë, për t’i bindur të gjithë se jemi konsekuent në ndërtimin e shtetit të Kosovës, sigurisë dhe prosperitetit për të gjithë pa dallime”, shkruan Hoti në Facebook. /Telegrafi/